“Perla” e radhës e Fjalorit, studiuesi sjell absurditetin: Titulli “profesor” shpjegohet si “punonjës prodhimi” me “cilësi ideologjike”! Shaka është kjo?!

Studiuesi Afrim Krasniqi ka publikuar një tjetër absurditet nga Fjalori i ri i Gjuhës Shqipe, i cili lidhet me shpjegimin e termit “Profesor”. Sipas hartuesve, ata që mbajnë këtë titull janë “punonjës prodhimi” që kanë botuar vepra shkencore të një “cilësie ideologjike” të lartë.

“Të gjithë autorët janë profesorë, institucioni publikues përbëhet nga profesorë, po shihni pak si është shpjeguar termi “profesor” në fjalorin e ri: krahas shpjegimit të shkencës përmes “punonjësve të prodhimit” thuhet: profesorë janë ata që “kanë përgatitur ose kanë botuar vepra shkencore origjinale të një cilësie të lartë ideologjike e shkencore”. Cilësi ideologjike?! Shaka është kjo?

35 vjet pas rënies së sistemit totalitar, në të cilin cilësia ideologjike ishte kriter mbi atë shkencor, cilësia ideologjike rivjen si standard?! Pa sens e shpjegim. Mund të jetë marrë kopje nga varianti i vitit 1980, mund të ketë gabime teknike, etj, por për të qenë seriozë, nuk ka alibi për absurditete të tilla. Minimumi hartuesit duhet të kishin dëshmuar vëmendje më të madhe me termat që lidhen me vetë titullin e tyre shkencor”, shkruan studiuesi.

Shpjegimi i titullit “profesor” sipas Fjalorit te Madh te Gjuhes Shqipe

Afrim Krasniqi shton se Fjalori i ri i Gjuhës Shqipe duhet korrigjuar, redaktuar, depolitizuar dhe këshilluar me ekspertët e fushave. Dhe sipas tij, nëse kjo ndodh sa më parë, aq më mirë do të jetë për të gjithë, për fjalorin dhe për gjuhën shqipe.

Studiuesi dhe analisti i njohur vlerëson dhe faktin që autorët e fjalorit e kanë reflektuar kritikën e të tre ditëve më parë dhe e kanë ndryshuar përkufizimin për “parti” në fjalorin online. “Nuk u prit 9 muaj, por u bë në tri ditë dhe ky gjithsesi është lajm i mirë. I falënderoj sepse synimi është një fjalor profesional, asgjë personale”, shkruan ai.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT