Përplasja me Bardhin, Balla poston VIDEO-n e 8 Janarit: Hipokrizi! Hodhën gaz lotsjellës kundër kolegëve, sot ankohen për Policinë

Pasi u përplas me kreun e Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi për pretendimet e këtij të fundit për dhunë nga policia në protestën e së shtunës, Taulant Balla ka ironizuar demokratët me një video nga protesta e 8 janarit 2022 në selinë e PD-së.

Balla shkruan se pretendimet e Bardhit janë hipokrizi, pasi sipas tij në protestën e dhunshme të 8 janarit, hodhën gaz lotsjellës ndaj kolgëve të vet, ndërsa sot sulmojnë policinë se përdor gaz lotsjellës sipas.

“Hipokrizia më e madhe është të dëgjosh ata që morën varretë, levat, trapanot, çekiçët dhe ata që hodhën gaz lotsjellës kundër kolegëve të vet më 8 Janar 2022 dhe sot sulmojnë Policinë e Shtetit pse përdor gaz lotsjellës sipas ligjit. Meqenëse bënë sot sikur e kishin harruar, u duhet rikujtua”, shkruan Balla.

Kujtojmë që në seancën e sotme plenare, Gazment Bardhi dhe Taulant Balla u përplasën ashpër pas akuzave të opozitës lidhur me qëndrimin që Policia e Shtetit mbajti në protestën e 24 Janarit ndaj protestuesve.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT