Përqafime mes dy lidërve, Rama pritet në Pallatin Élysée nga Macron (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama në një video të shpërndarë në rrjetet e tij sociale, ka bërë me dije se është pritur nga presidenti francez Emmanuel Macron në Pallatin Élysée në Paris.

Në videon e postuar nga kryeministri shqiptar, Rama është pritur me përqafime nga presidenti Macron.

“Paris – Mikpritja në Pallatin Élysée nga Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, pak para nisjes së samitit të Koalicionit të Vullnetmirëve për Ukrainën”, shkruan Rama.

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Paris, pasi do të marrë pjesë në samitin e Koalicionit të Vullnetmirëve për Ukrainën.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT