Prej më shumë se 45 minuta kryeqyteti pa energji elektrike, reagon OSHEE

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) ka reaguar për situatën në kryeqytet ku shumë zona të Tiranës kanë mbetur në terr për shkak të ndërprerjes së furnizimit me energji elektrike prej më shumë se 45 minutash.

Sipas reagimit të OSHEE-së, një avari është shfaqur në linjën 110kV të OST që furnizon me energji disa nënstacione, kryesisht zona rreth Ali Demit, Fresku, ish-Uzina Autotraktorëve, Brryli, etj.

Bëhet me dije se ekipet e punës ndodhen në terren për rregullimin e problemit, ndërsa Operatori i Sistemit të Shpërndarjes (OSSH) është duke furnizuar nga linja të dyta institucionet e rëndësishme dhe zona të caktuara, përmes skemës unazë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT