Presidenti i Izraelit shmang protokollin zyrtar për Ramën, publikon foton selfie dhe shkruan: Mik i ngushtë

Presidenti i Izraelit Isaac Herzog ka gjetur një mënyrë origjinale për të falenderuar kryeministrin Edi Rama dhe bashkëshorten e tij Linda në vizitën e tyre zyrtare në Izrael.

Numri një I shtetit të Izraelit ka botuar një foto ku shihet duke bërë selfie me kryeministrin shqiptar dhe bashkëshorten e tij, ndërkohë që dikush tjetër nga stafi po kryen fotografinë.

Një rast që shkon përtej protokollit, me fotot zyrtare ceremonial pas flamujve, por një foto që flet me një gjuhë më familjare, siç ka ndodhur edhe me këtë publikim.

“Mirëpritëm sërish kryeministrin Edi Rama dhe bashkëshorten e tij Linda. Eshtë gjithmonë kënaqësi të mirëpresim miq kaq të ngushtë të shtetit të Izralit” shkruan Isaac Herzog në rrjetin e tij social X duke botuar edhe foton.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT