“Prokurorët e SPAK po kërcënojnë gjyqtarët”, deklaratat e BUJSHME të avokatit të Ilir Metës dhe “tërmeti” që pritet në kupolën e Policisë së Shtetit

Avokati i presidentit Ilir Meta, Kujtim Cakrani, deklaroi në emisionin “Breaking” se Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dështuar në misionin e saj, për shkak të mungesës së bashkëpunimit institucional dhe integritetit profesional.
Sipas tij, SPAK nuk ka kryer hetime të thelluara dhe nuk ka iniciuar çështje të rëndësishme me nismën e vet, por ka punuar kryesisht mbi kallëzime individuale, gjë që ka cenuar besueshmërinë e institucionit.
Ai shtoi se SPAK nuk ka dhënë rezultate konkrete që nga krijimi i tij, duke e cilësuar bilancin zero, ndërkohë që ka persona të mbajtur në paraburgim pa prova të mjaftueshme. Në këtë kontekst, Cakrani ngriti shqetësimin edhe për ndikimin dhe presionin e prokurorëve të posaçëm ndaj gjyqtarëve të GJKKO, të cilët sipas avokatit po kërcënohen nga prokurorët e SPAK.
“Amerikanët mund të vijnë këtu, por amerikanët nuk mund të të japin dinjitetin, moralin e profesionalizmin. Prokurorët e posaçëm kanë ndikuar dhe shantazhojnë edhe gjyqtarët e GJKKO për të arritur qëllimet e tyre dhe sot kjo është gjendja e gjyqësorit në Shqipëri”, tha Cakrani, ndërkohë që fjalën e tij e përmbylli me një deklaratë të fortë. Sipas tij, në ditët në vijim do të kemi arrestime në kupolën e Policisë së Shtetit, e cila prej kohësh ndodhet në “rrethin” e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
“Do të ketë arrestime në kupolën e Policisë së Shtetit, Ka qenë në vëmendjen e SPAK, sepse ju e dini shumë mirë që nga drejtori dhe të gjithë me radhë kanë telefonate zbërthyer dhe flitet që do të ketë masa arresti me burg, apo masa të tjera sigurie, por do të ketë zhvillime të reja sa i përket kupolës së Policisë së Shtetit”, tha ai.
Pjesë nga fjala e avokatit:
Prokuroria nëse nuk do të ketë bashkëpunimin për të bërë hetimet të thelluara mbi një person, qofshin këta ministra apo drejtorë drejtorish, nëse nuk do të marrë dot informacioni ne duhur, që në mendimin tim Prokurorisë nuk i janë dhënë informacione nga shumë institucione. Dështimi është i arantuar në këto raste. Nëse nuk ka ndonjë bashkëpunim, padyshim që Prokuroria do dështojë.
Ne sot, Prokuroria po punon mbi dosje që janë bërë kryesisht . Nuk ka asnjë të vetëm, një inicim nga ana e BKH apo e prokurorisë lidhur me korrupsionin. Sot prokuroria punon vetëm mbi kallëzimet e personave të ndryshëm, kur punon kështu e humb besueshmërinë.
Do sulmohet nga politika, prokurora u ndërtua që të luftojë krimin politik, Restoja kjo do jetë, do ta sulmojë. Pastaj këtu duket sa me integritet janë ata prokurorë, sa dinjitozë, sa e përballojnë presionin. Ata janë prokurorisë që kur sulmon politika qahen në media, ose shtojnë numrin e rojeve të tyre. Por nuk funksionon kështu. Ajo prokurori që në ditën e parë që ështëk rijaur e deri më sot e ka rezultatin 0.
Ku i keni rezultatet e asaj prokurorie. Është dështuar. Sot kemi persona që pa prova mbahen në paraburgim. Ajo prokurori do ketë anatemimin e politikës, ne avokatëve. Ajo prokurori ka dështuar, jo sepse dështoi, por dështoi për integritetin e vetë prokurorëve që e lanë veten e tyre të anatemoheshin. Pse nuk anatemohet prokurori në Itali.
Edhe ai ka luftë politike. Sepse ata prokurorë kanë marrë përsipër të lënë jetën e tyre private, kanë marrë përsipër të izolohen, të bëjnë hetime dhe mbi persona që janë të gjithëpushtetshëm. Amerikanët mund të vijnë këtu, por amerikanët nuk mund të të japin dinjitetin, moralin e profesionalizmin. Prokurorët e posaçëm kanë ndikuar dhe shantazhojnë edhe gjyqtarët e GJKKO për të arritur qëllimet e tyre dhe sot kjo është gjendja e gjyqësorit në Shqipëri.