Propaganda dhe peizazhi i varfërisë/ Parulla nga Shqipëria komuniste (VIDEO)

Marshon Shqipëria Socialiste” shkruhet në një banderolë të madhe me ngjyrë të kuqe, diku në një fshat të thellë malor. Poshtë saj, në kontrast të dhimbshëm, duken njerëz të rreckosur, të varfër e të rraskapitur, që në fakt rrëfejnë marshin e mjerimit.

Ky ishte paradoksi i përditshëm i diktaturës, parullat e forta komuniste mbi një peizazh mjerimi në Shqipërinë e varfër të diktaturës. Në çdo cep, në çdo mur, madje edhe në shpatet e maleve e kodrave, parulla shfaqej si një urdhër i ngurosur.

Përmes tyre mitizohej diktatori dhe Partia-shtet, të vendosur mbi shoqërinë si figura absolute, të paprekshme dhe të kudogjendura. Fjala e shkruar nuk ishte thjesht propagandë, por një mekanizëm presioni psikologjik.

Parullat ishin ndër elementët më të dukshëm të propagandës komuniste, të pranishme në çdo detaj të jetës shqiptare: në shkolla, fabrika, ndërmarrje, rrugë e sheshe. Me një gjuhë patetike dhe “heroike”, ato kërkonin entuziazëm aty ku kishte lodhje, besim aty ku sundonte frika, dhe duartrokitje aty dhe duartrokitje aty ku heshtja ishte forma më e sigurt e mbijetesës.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT