Protesta e 24 Janarit, Bardhi poston VIDEO me AI: Të dalim kundër njeriut që largoi shqiptarët dhe pi verë 33 mijë euro

Partia Demokratike ditën e shtunë do të mbajë protestën e dytë kombëtare, Gazment Bardhi i ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen tubimet e opozitës.
Gazment Bardhi përmes një video me AI, teksa në sfond shfaqet një audio ku hidhen akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama se shpenzon 20 milionë euro për udhëtime me charter, ndërsa po ashtu thuhet se pi edhe verë me vlerë 33 mijë euro.
Po ashtu kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, së të gjithë duhet të jenë në Tiranë të shtunën.
“Të shtunën, datë 24 Janar, ora 17:00, të gjithë bashkë në Tiranë, përpara Kryeninistrisë, në protestën kombëtare, kundër qeverisë më të korruptuar në Europë dhe më gjerë”, shkruan Bardhi.
Kujtomë që kjo është protesta e dytë kombëtare e PD-së, pasi e para u mbajt në 23 dhjetor.