Protesta me gurë e molotovë e opozitës, dhëndri i Sali Berishës shfaq “shpirtin” poetik: Dhe 100 në mbetshin, nuk tundem kurrsesi

Jamarbër Malltezi, dhëndri i kryeministrit Sali Berisha ka qenë mbrëmjen e djeshme në protestën e organizuar nga Partia Demokratike. Sot Malltezi ka ndarë në rrjete sociale disa foto me qytetarë të shkrepura një natë më parë, shoqëruar me një poemë të shkrimtarit Viktor Hygo.

Me këtë të fundit, Malltezi shpreh qëndresën e patundur të opozitës për të arritur qëllimin e vetëm, për të cilin po lufton tashmë prej vitesh, të rrëzojnë Ramën nga pushteti.

“Një mijë në qëndrofshin, do të qëndroj dhe vetë,

Po dhe njëqind në mbetshin, nuk tundem kurrsesi;

I dhjeti do të jem, po qe se mbeten dhjetë;

E në mbettë veç një, – unë do të jem ai!” – Viktor Hygo

Partia Demokratike zhvilloi një protestë të shtunën (24 janar). Molotovë e gurë u hodhën në drejtim të kryeministrisë dhe godinës së Kuvendit, por pa asnjë rezultat përfundimtar. Protesta përfundoi me disa efektivë e protestues të lënduar, ashtu si dhe qytetarë të arrestuar. Fundi protestës i erdhi pas gazit masiv lotsjellës të hedhur dhe ujit me presion drejt qytetarëve duke shuar dhe trazirat e asaj nate.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT