Putin “luan rolin” e Trump? Presidenti rus zhvillon telefonata me Izraelin dhe Iranin, përpiqet të bëjë “paqebërësin” dhe të ulë tensionet mes dy vendeve

Presidneti rus Vladimir Putin, duket sikur “po përpiqet të marrë rolin e një paqebërësi”, rol të cilin prej kohësh e “luan” Trump.

Kjo pasi ai zhvilloi një bisedë telefonike me kryeministrin izaelit Benjamin Nenanyahu dhe më pas me presidnentin iranian Masoud Pezeshkian.

Sipas raportimeve të mediave të huaja , këto bisedime u zhvilluan me qëllim uljen e tensioneve mes dy vendeve. Gjatë telefonatës së tij me Netanyahun, Kremlini thotë se Putini ofroi ndihmën e Moskës për të ndërmjetësuar midis Izraelit dhe Iranit.

Kujtojmë se protestat që kanë shpërthyer në të gjithë Iranin kanë shkaktuar miujëra të vdekur dhe të arrestuar, dhe tensioni tashm ëështë i lartë në të gjithë rajonin, në një moment kur Trump ka paralajmëruar për ndërhyrje ushtarake nga SHBA, në ras se regjimi iranian nuk ndalon dhunën dhe vrasjet.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT