QSUT 40 minuta pa drita, pacientët u transportuan me “blica” në pavionet e tjera! Shefi i Renimacionit flet për mediat: Jeta e tyre nuk u cënua, i burgosuri vdiq sepse ishte rëndë

Shefi i Renimacionit në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, profesor Krenar Lilaj ka dalë me një deklaratë për mediat ku dhe ka folur lidhur me ngjarjen e regjistruar natën e së hënës, ku ky spital për një periudhë kohore prej 40 minutash u përball me një mungesë të energjisë elektrike.

Ai theksoi se asnjë pacient i intubuar nuk ka rrezikuar jetën, kjo falë transferimit të tyre në pavione të tjera dhe përdorimit të pajisjeve “back-up”.

Ndër të tjera, shefi i Renimacionit theksoi se vdekja e të dënuarit, Mihal Mërkuri, nuk ka lidhje me ndërprerjen e energjisë, pasi gjendja e tij shëndetësore ishte e rëndë që nga momenti i shtrimit në spital dhe se ndodhej nën trajtim kirurgjikal për cirrozë.

“Detyra ime si mjek është të mbrojë jetën e të sëmurëve dhe e stafit që unë drejtoj. Në çdo situatë ne jemi në mbrojte të pacientëve. Kjo pyetje s’më përket mua. (fikja e dritave). Sa i përket vdekjes së një të dënuari, gjendja e tij ishte e rëndë. Gjendja e tij ishte e rëndë. Jo vetëm natën e mbrëmshme, por e rëndë që në ardhje, ditën që u shtrua që t’i nënshtrohej një interventi kirurgjikal. Të gjitha të dhënat janë të argumentuara në kartelën e të sëmurit. Ai vuante nga ceroza. U trajtua kirurgjikalisht. Saktësisht i sëmuri u nda nga jeta në orën 04’33 minuta. Ndërkohë që furnizimi me energji u rikthye në orën 21:42 minuta. Pajisjet back-up konsumohen”, tha ai, theksuar më tej se stafi është i përgatitur për të menaxhuar situata të papritura dhe të mos cënojë shëndetin e pacientëve.

Pjesë nga fjala e Krenar Lilajt:

Detyra ime si mjek është të mbrojë jetën e të sëmurëve dhe e stafit që unë drejtoj. Në çdo situatë ne jemi në mbrojte të pacientëve. Kjo pyetje s’më përket mua. (fikja e dritave). Sa i përket vdekjes së një të dënuari, gjendja e tij ishte e rëndë.

Gjendja e tij ishte e rëndë. Jo vetëm natën e mbrëmshme, por e rëndë që në ardhje, ditën që u shtrua që t’i nënshtrohej një interventi kirurgjikal. Të gjitha të dhënat janë të argumentuara në kartelën e të sëmurit. Ai vuante nga ceroza. U trajtua kirurgjikalisht. Saktësisht i sëmuri u nda nga jeta në orën 04’33 minuta. Ndërkohë që furnizimi me energji u rikthye në orën 21:42 minuta.

Pajisjet back-up konsumohen. Në kushtet kur ke 9 të sëmurë që i ke në trajtim me ventilacion mekanik, edhe shkëputja elektrike ndodh në një moment të caktuar, vendimi që morën për transferimin e tyre ishte për të shmangur rënien e njëkohshme të të funksionimit të këtyre pajisjeve, që do të shkaktonte probleme në transportin e pacientëve në mënyrë të njëkohshme. Nuk mund ta them se sa është ose sa është koha që këto pajisje funksionojnë, por mbajnë për 4-5 orë.

Incidente të tilla me shkëputje energjinë rëndon shumë vite më parë. Një ngjarje e ngjashme ndodhi dhe përpara 1-2 vitesh, e cila u kalua me sukses nga ana jonë. Ashtu si edhe mbrëmjen e kaluar ku fakti që ne nuk patëm asnjë humbje jete në një situatë të tillë na bën që meritojmë diçka më shumë nga ju gazetarët në radhë të parë, pasi kjo tregon se shërbimi ynë është i gatshëm në situata të tilla. Ne kemi masa sigurie për të mbajtur në jetë të sëmurët, edhe nëse ndodh që ikin dritat gjatë operacionit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT