Radha kilometrike në Prrenjas-Elbasan, Salianji bën fajtore qeverinë: Nuk i kurseu shqiptarët as në këto ditë festash

Ish-deputeti i PD-së Ervin Salianji ka reaguar pasi mbrëmjen e djeshme, aksi Prrenjas-Elbasan u përball me një trafik të ngarkuar automjetesh, ku radha e makinave ishte disa kilometra.

Në një postim në Facebook, Ervin Salianji shkruan se faji për këtë trafik kilometrik është qeverisja e Ramës.

“Mjaftoi pak borë dhe  acar që të bllokohen nga  ngricat dhe mungesa e mirëmbajtjes thuajse gjithë akset rrugore ku ra borë”, thekson ish-deputeti në postimin e tij.

Po ashtu Salianji se aksi Prrenjas-Elbasan, nuk ka njohur asnjë investim prej vitesh.

Postimi i plotë i Salianjit:

Standardi mizerabël i administrimit të punëve publike nga qeverisja e Edi Ramës nuk i kurseu shqiptarët as në këto ditë festash të fillimvitit!

Mjaftoi pak borë dhe  acar që të bllokohen nga  ngricat dhe mungesa e mirëmbajtjes thuajse gjithë akset rrugore ku ra borë!

Qytetarë të  bllokuar prej 12 orësh në Prrenjas-Elbasan, një aks rrugor që nuk ka njohur asnjë investim prej vitesh, akse të paralizuar dhe qindra aksidente në të gjithë Shqipërinë,  ndërsa të pacipët e qeverisë me konçesionarët e tyre rrinë nëpër oxhaqet e vjedhjeve dhe korrupsionit.

Solidarizohem me punën e mundimshme të Policëve Rrugore pavarësisht se janë braktisur pa mjete dhe ndihmë dhe i bëj thirrje autoriteteve për ndërhyrje urgjente!

Back to top button
LAJMET E FUNDIT