“Rama duhet të paraqitet në SPAK”, Artan Hoxha hedh dyshime për “21 Janarin”: Po më shuhen shpresat se kjo çështje do të marrë zgjidhje

Gazetari Artan Hoxha ka komentuar dorëzimin në SPAK të kasetës orgjinale për dosjen e “21 Janarit”, teksa shprehu dyshime se kjo çështje do të marrë zgjidhje.
Hoxha tha në një intervistë televizive tha se dëshminë e parë e ka dhënë në tetor 2024 dhe se, deri më sot, nuk ka persona të regjistruar nga SPAK, çka sipas tij e lë çështjen pa afate të qarta hetimore.
“Dëshminë e parë e kam dhënë në tetor 2024. Jemi në 2026. Të hënën ishte paraqitja ime e radhës në vijim të dëshmisë së parë. Kasetën e dorëzova sepse fakti që nuk ishte dorëzuar origjinalja po përdorej si justifikim. Deri në këtë moment nuk kemi persona të regjistruar, pra ka afat pa fund. Nëse ka person të regjistruar nga SPAK duhet të veprohet brenda afateve. Ka kaluar shumë kohë dhe koha nuk pret. Por flitej edhe në media që meqë nuk kemi të bëjmë me kasetën origjinale, kjo e dorëzuara nuk ka peshën e origjinales. Më thanë nuk kemi laborator të ekpertojmë këtë lloj kasete. Duke pasur këtë frikë që po përdorej si justifikim për ta de faktorizuar këtë element të rëndësishëm e dorëzova. Kaseta vërteton që vrasjet janë me urdhër dhe dashje”, deklaroi gazetari.
Po ashtu Hoxha deklaraoi se në kuadër të hetimit, agjentët e BKH-së mund të shkojnë në zyrën e kryeministrit Edi Rama de t’i marrin atij deklarime në lidhje me “21 Janarin”.
“Deri tani vetëm Rama nuk është thirrur nga SPAK por sa më shumë kalon koha aq më shumë më është shuar shpresa që do të marrë drejtim kjo çështje. Janë thirrur shumë personazhe dhe ai është në listë për t’u thirrur, dhe unë kam kërkuar të thirret, e kam shpjeguar edhe pse duhet të thirret me argumente. Unë mendoj që kjo është çështja e parë që Rama do të shkojë në SPAK të dëshmojë, ose agjentët e BKH duhet t’i shkojnë në zyrë t’i marrin deklarimet”, tha ai.