Rama në negociata me Ivanka Trump, Berisha e thotë me gojën e tij: Edhe unë ia kam ofruar Berluskonit ishullin e Sazanit

Teksa mbrëmjen e djeshme, kryeministri Edi Rama u takua me Ivanka Trump, vajzën e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, ku u negociua për investime në Sazan, edhe kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se në shkuarën e ka ofruar ishullin për investime.

Gjatë një prononcimi për gazetarët, Berisha tha se para tij, edhe Fatos Nano e ka ofruar Sazanin për investime.

A doni të jemi i sinqertë? Sazanin edhe qeveria ime e ka ofruar. Unë nuk mund të mos jem ai që jam. E kemi ofruar, sepse në kohën kur ne kemi bërë vlerësimin, ai ka qenë një ishull aspak i lakmuar. E ofroi Fatos Nano para meje”, deklaroi Berisha.

Kryedemokrati tha se në kohën kur ishte kryeministër, ia ka ofruar Saznin, ish-kryeministrit të Italisë, Silvio Berluskonit, i cili sipas tij, bëri një projet të mirë, por nuk u finalizua. Po ashtu, ai tha se nuk është kundër investimit në ishullin e vetëm të Shqipërisë.

E ofrova unë, ra kriza. Ia ofrova mikut të shquar të kombit shqiptar, Silvio Berluskoni. E pranoi dhe bëri projektin. Bëri një projekt shumë të mirë, por erdhi kriza financiare. Aty janë dokumentet. Pse e ofruam? Sepse nuk është i lehtë për t’u zhvilluar. Tani fondet janë shumë të mëdha sepse sipas asaj që kam dëgjuar janë dy miliardë euro të fondit sovran arab. Në qoftë se bëhet, unë nuk kam asnjë kundërshtim”, tha Berisha.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT