Rriten shkëmbimet tregëtare Shqipëri-Izrael, ja SHIFRAT totale

Shkëmbimet tregëtare mes Shqipërisë dhe Izraelit janë rritur ndjeshëm gjatë vitit 2025. Të dy vendet kanë shitur mallra me një vlerë totale prej 37 milionë eurosh, nga import-eksportet.

Të dhënat e Institutit të statistikave kaë treguar se mallërat shqiptare të eksportuara drejt Izraelit arritën vlerën e 10.4 milionë eurove, krahasuar me 4 milionë euro në vitin 2024.

Kjo rritjet vlerësohet si e konsiderueshme krahasuardhe me vitet më parë, ku tregu dominohet nga produktet ushqimore, pijet dhe duhani, mineralet dhe lëndët djegëse, si dhe tekstilet dhe këpucët.

Nga ana tjetër, importet nga Izraeli mbeten më të larta se eksportet, duke arritur gjatë vitit të kaluar vlerën e rreth 27 milionë eurove.

Bazuar në të dhënat e  Bankës së Shqipërisë, në 9 mujorin e vitit 2025, investimet izraelite në Shqipëri arritën rreth 19 milionë euro, një shumë disa herë më e lartë krahasuar me vitet e mëparshme. Së fundmi, investitorët izraelitë kanë shfaqur interes të shtuar edhe për tregun e pasurive të paluajtshme.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT