Shqipëria pjesë e Bordit të Paqes, zbardhet MARRËVESHJA me SHBA-në! Nesër do të kalojë në Kuvend për miratim

Zbardhet projektligji që do të kalojë ditën e nesërme në Kuvend për miratim nga 140 ligjvënësit e Republikës lidhur me angazhimin e Shqipërisë, të përfaqësuar nga Edi Rama në Bordin e Paqes.

Ishte një ftesë e dërguar nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump që ftoi Shqipërinë, për tu bërë pjesë e kësaj organizate ndërkombëtare me statusin si anëtar themelues, ku një ndër qëllimet kryesore, është funksionojë si qeveri tranzitore pasi përfundimit të luftës në Rripin e Gazës.

Misioni i Bordit të Paqes është ushtrimi i ndikimit për vendosjen e themeleve të paqes, stabilitetit dhe rindërtimit në territore të prekura nga konflikti, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe dispozitat e Kartës së tij themeluese.

Karta e Bodrit të Paqes garanton sovranitetin e të gjithë shteteve anëtare dhe se mandati është 3-vjeçar. Nga kjo e fundit përjashtohen ato shtete që do të kontribuojnë në shumën 1 miliardë dollaë brenda vitit të parë nga anëtarësimi. Vetë kryeministri Edi Rama e ka mohuar pagesën e kësaj shume për t’i siguruar Shqipërisë zgjatje të qëndrimit në Bord. Bordi do të ketë në krye një kryetar, i cili ka të drejtën e vetos.

Efektet financiare që do të ketë për buxhetin e shtetit anëtarësimi i Shqipërisë në Bordin e Paqes, lidhen me kontributet vullentare si për çdo shtet anëtar. Asnjë prej këtyre deri më tani nuk janë parashikuar dhe se kontributi vullnetar që do të japë Shqipëria, do t’i shtohet buxhetit të shtetit për ministrinë e Jashtme për vitin 2026 , në programin buxhetor 01120 “Mbështetje diplomatike jashtë shtetit”.

Dokumenta bashkëngjitur

Back to top button
LAJMET E FUNDIT