Situatë kritike në Fier, lumi Seman çan argjinaturën, rrezikohen disa fshatra

Lumi i Semanit ka çarë mesditën e sotme argjinaturën në disa segmente, në afërsi të fshatrave Ndërnënas dhe Hasturkas në njësinë administrative Libofshë, si pasojë e prurjeve të shumta të ujit.

Si rezultat, uji ka kaluar përtej argjinaturës dhe ka hyrë në tokat bujqësore, duke alarmuar banorët e zonës.

Ata shprehen se nuk kanë parë asnjëherë më parë një nivel kaq të lartë të ujit dhe se janë të shqetësuar për vijimin e rritjes së prurjeve, të cilat po i afrohen zonave të banuara.

Përballë kësaj situate alarmante, forcat e Bordit të Kullimit ndodhen në terren dhe po punojnë me mjete të rënda për disiplinimin e ujërave që derdhen në kolektorin e hidrovori të Darëzezës, me qëllim shmangien e përmbytjes së banesave dhe paneleve fotovoltaike.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT