Skandal me “pamje të nxehta” mes sekretares shtetërore dhe ish-shefit të shërbimit sekret

Mediat në Mal të Zi dhe në rajon po raportojnë për një skandal me përmbajtje seksuale që ka tronditur skenën politike malazeze.

Bëhet fjalë për Mirjana Pajkoviq, sekretare shtetërore në Ministrinë për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave të Malit të Zi, si dhe Dejan Vukshiq, ish-shefi i Agjencisë së Sigurimit Kombëtar (ASK) dhe ish-këshilltar i Presidentit të Malit të Zi.

Skandali shpërtheu pas publikimit në rrjete sociale të disa materialeve intime, të cilat sipas raportimeve mediatike lidhen me këta dy zyrtarë.
Pas reagimeve të shumta publike dhe presionit politik, mediat raportuan se Mirjana Pajkoviq ka dhënë dorëheqje nga funksioni i saj, ndërsa Dejan Vukshiq kishte dhënë dorëheqje më herët nga pozita e këshilltarit presidencial.

Vukshiq ka deklaruar publikisht se “nuk ka asnjë lidhje me krijimin, posedimin apo shpërndarjen e materialeve”, duke shtuar se ato i ka parë vetëm pasi u publikuan në rrjete sociale. Ai ka theksuar se rasti po përdoret për diskreditim personal dhe politik.

Nga ana tjetër, Pajkoviq ka paraqitur kallëzime penale, duke pretenduar se është kërcënuar dhe shantazhuar në lidhje me publikimin e materialeve komprometuese. Sipas mediave, ajo ka deklaruar se rasti ka pasur pasoja serioze për jetën e saj personale dhe profesionale

Institucionet kompetente në Mal të Zi kanë njoftuar se janë hapur procedura për të sqaruar rrethanat e rastit dhe për të përcaktuar përgjegjësitë eventuale./gazetametro.net

Back to top button
LAJMET E FUNDIT