Skandali i AKSHI-t, akuza e fortë: Zyrtari i emëruar nga Ergys Agasi eksportoi të dhëna tek armiqtë e Shqipërisë dhe të NATO-s

Në mbledhjen e sotme të Kryesisë së PD-së, kryedemokrati Sali Berisha ka hedhur akuza të forta nda AKSHI-t, teksa tha se janë eskpozuar të dhëna tek armiqtë e Shqipërisë dhe të NATO-s.

Berisha më tej tha se skandali i AKSHI-t, ngjitet në nivelin e tradhtisë së lartë kombëtare.

“Ngjarjet e AKSHI-t nuk janë të regjistruara në historinë e Europës. Ndërmarrje shtetërore që të gjitha të dhënat i eksporton në akt kriminal tek armiqtë e Shqipërisë, armiqtë e NATO-s. Duke vendosur në pozitat më kyçe njerëz të tyre. Këtu nuk ekziston asnjë mekanizëm i sigurisë kombëtare. Por kjo e AKSHI-t ngjitet në nivelin e tradhtisë së lartë kombëtare’’, tha ai.

Berisha tha se personi i caktuar në sigurinë kibernetike të ministrisë është person me lidhje jashtëzakonisht të dyshimta dhe se është emëruar nga Ergys Agasi.

‘‘Personi i caktuar në sigurinë kibernetike të ministrisë është person me lidhje jashtëzakonisht të dyshimta. Dhe i emëruar nga Ergys Agasin, njeriu që shoqëronte Ramën në Davos. Njeriu që festonte dhe stërfestonte me Ramën sa në vilën e Gjushit, aq edhe në vilën e tij. Dhe këto tani janë publike. Fatmirësisht këto janë të njohura, sepse dëshmitarët e marrë peng i kanë dëshmuar këto.’’, tha Berisha.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT