SKANDALI! I vuri flakën krevatit në banesë, Drejtoresha e Ministrisë së Brendshme nuk ndalet me kaq, tenton t’i djegë edhe makinën ish-bashkëjetuesit

Drejtoresha e Emigracionit në Ministrisë së Brendshme, Alma Bime ka rënë sërish në prangat e policisë, pasi ka thyer masën e arrestit shtëpiak.

Policia bën me dije se Alma Bime ka thyer arrestin shtëpiak dhe ka tentuar që t’i djegë automjetin ish-bashkëjetuesit.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4., arrestuan shtetasen A. B., 43 vjeçe, pasi dyshohet se ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” si dhe ka tentuar t’i djegë automjetin ish-bashkëjetuesit;”, njofton policia.

Kujtojmë që drejtoresha e Drejtoresha e Emigracionit në Ministrisë së Brendshme Alma Bime, u arrestua në fund të dhjetorit, pasi u fut në banesën e ish-bashkëjetuesit dhe i dogji një krevat në katin e parë.

Por nuk nuk u ndal me kaq, përmes mesazheve, ajo ka kërcënuar edhe punonjësin e huaj që kishte punësuar ish-bashkëjetuesi për kujdesjen e vilës.

Ndërsa në muajin shtator, bashkëjetuesi i Alma Bimes, u arrestua për dhunë ndaj kësaj të fundit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT