Sot e sfidoi Edi Ramën të qëndrojë në zyrë më 24 Janar, Sali Berisha tregon çfarë do të ndodhë në protestën kombëtare: Populli ka fuqi të madhe, armë nuk përdorim

Lideri demokrat Sali Berisha e ka sfiduar sot kryeministrin Edi Rama që nëse nuk beson në fuqinë e popullit opozitar, të qëndrojë në zyrën e tij më datë 24 Janar kur demokratët kanë njoftuar se do të mbajnë protestë kombëtare.

I ftuar në emisionin “Opinion”, Sali Berisha u shpreh se Rama nuk do të qëndrojë më në pushtet, por do ia mbathë. Ai theksoi se armë nuk përdoren, por se fuqia e popullit do të bëjë që kryeministri të largohet nga pushteti.

Sali Berisha: Në situatën aktuale, kauza e kësaj proteste është kauzë më e ligjshme e çdo protestë të mëhershme. Kjo qeveri është kapur duke vjedhur qytetarët e vet e bën korrupsion, pavarësisht ndëshkimit ligjor, ajo humbet legjitimitetin. Në një diktaturë autoritare, ka dy faktorë të tmerrshëm. E para është frika. Rama është njeriu i hakmarrjeve personale dhe këtë frymë e ka përcjellë në të gjithë narko-shtetin e tij.

Albatros Rexhaj: Brezi i ri nuk frikësohet nga askush. Çfarë ju ofron të rinjve?

Sali Berisha: Më e keqja është censura. Janë 40 rroga banalistësh, që mbushin shqiptarët me gënjeshtra. Unë të rinjve iu ofroj mundësinë që të ndërtojnë të ardhmen në Shqipëri dhe jo rrugëve të botës. Kur kam qeverisur unë, numri i shqiptarëve rritej në vend. Por zgjedhjet duhet të jenë të lira.

Blendi Fevziu: Çfarë do bëni në protestë?

Fatos Hakorja: Ke thënë se Rama nuk do qëndrojë në zyrë në 24 janar.

Sali Berisha: Rama nuk qëndron në zyrë në 24 janar, do ia mbathë. Armë nuk përdorim. Populli ka fuqi të madhe.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT