Takimet e Salianjit dhe “vetëpërjashtimi” nga PD, ironia e ish-deputetit demokrat: Kur humb zgjedhjet, të kap neni i Lulit, kur mbledh rob, të kap neni i Mulit

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Myslim Murrizi ka ironizuar përplasjet e fundit në PD, pasi Ervin Salianji ka dalë kundër lidershipit të partisë dhe ka mbajtur disa takime me demokratët në disa qytete të Shqipërisë.

Kjo ka sjellë reagimin e ashpër të drejtueseve të PD-së, të cilët kanë deklaruar se Salianji është “vetëpërjashtuar” nga Partia Demokratike se ka shkelur “vijat e kuqe”.

Pikërisht këte ka ironizuar edhe Murrizi gjatë një interviste televizive, teksa ka thënë “kur humb zgjedhjet, të kap neni i Lulit, kur mbledh rob, të kap neni i Mulit”.

“Duke parë grupin e fundit bel-përdredhës se çfarë nuk thanë për Berishën. Ky grupi tjetër sot i ka hyrë Berishës në sqetull. Mua më ka habitur varianti i vetë-përjashtimit. Sepse nëse nuk do të jesh mund të shkosh ku të duash. Statusi i PD nuk parashikon përjashtim. Kjo gallata e vijës së kuqe nuk është. Kur humb zgjedhjet të kap neni i Lulit, kur mbledh rob të kap neni i Mulit. Lëvizja e Salianjit duhet të kishte edhe të tjerë pas. Ajo anëtarësi nuk ka luks dhe nuk duhet të ketë asnjë jashtë”, u shpreh ai.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT