“Të prishet marrëveshja e 2008 mes Ramës dhe Berishës”, Dashamir Shehi: Shqipëria duhet të bëhet një shtet tamam

Ish-deputeti Dashamir Shehi ka folur për “Top News”, ku është shprehur se është e domosdoshme prishja e marrëveshjes së vitit 2008 mes Edi Ramës dhe Sali Berishës, duke theksuar se ajo ka dëmtuar demokracinë në vend.

Sipas tij, duhet të ndryshuar sistemi zgjedhor, pasi ligji aktual krijon pabarazi, por edhe autokraci.Gjithashtu ai tha se sistemi i ligjeve favorizohet nga kryetarët e partive, të cilët kanë të drejtë të bëjnë listën.

Shehi shtoi se duhet të marrim shembull nga Kosova dhe jo kështu “gjen një personazh Edi Rama, një personazh gjen Berisha si ti teket”

“Ne kërkojmë që të prishet marrëveshja e 2008 mes Ramës dhe Berishës. Shqipëria duhet të bëhet një shtet tamam. E dyta që është më immediate është ligji zgjedhor, ligji ishte në favor të Edi Ramës dhe partisë së dytë opozitare që bashkë I ndanë edhe votat e tjera të partive të vogla. Nëse nuk ndryshon sistemi zgjedhor jo vetëm do ketë pabarazi, por edhe autokraci. Sepse ligji dhunon demokracinë, ia jep kryetarit të drejtë të bëjë listën. Nuk ka socialist të ngrejë dorën kundër kryetarit, e njëjta gjë dhe nga ana tjetër. Të gjithë diskutojnë marrin vota apo s’marrin vota partitë e vogla. Kam qenë kaq shumë në parlament sa nuk kam ndonjë mall të madh.

Këto janë esenca e politikës nëse duhet të bëjmë politikë. E treta po vijnë zgjedhjet administrative, do merremi me reformën në të cilën hoqëm dorë në 2015. Kjo është test politik. Nëse do hyjmë në zgjedhje duhet të ndryshojmë hartën administrative dhe nuk hyhet me këtë ligj. Të bëhet me një raund të parë ku të kenë të gjithë kandidatë. Dhe në raund të dytë të zgjidhet kandidati. Ja ku kemi Kosovën e të marrim shembull. Jo kështu, gjen një personazh Edi Rama, një personazh gjen Berisha si ti teket. Dhe e katërta, a do e mbështesim këtë drejtësi ne? Po kur thërritet ndonjë I opozitës çdo të bëjmë të sulmojmë drejtësinë? Drejtesia është kjo, dhe duhet ta mbështesim të gjithë. Ne do ta mbështesim politikisht kjo është teza kryesore. Opozita drejtësinë ka aleatin më të madh,” u shpreh Dashamir Shehi.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT