“Tentuan ta vr*snin disa muaj më parë në qeli”, gazetari zbulon detaje nga ekzekutimi i Jani Aliajt: Pagesa për “kokën” e tij, e madhe

Gazetari Ferdinand Dervishi ka zbuluar detaje të reja në lidhje me vrasjen në burgun e Koridhalosit në Greqi të shqiptarit Jani Aliaj ditën e sotme.
Dervishi tha Aliaj është goditur me thikë të bërë në mënyrë artizanale. Ai zbuloi se disa muaj më parë, autori grek i vrasjes së 49-vjeçarit shqiptar, së bashku me disa arabë pushtuan qelitë ku ndodhej ai, por nuk e kryen vrasjen.
Më tej gazetari tha se pagesa për vrasjen e shqiptarit, ka qenë e madhe.
“Është goditur me thikë të bërë në mënyrë artizanale në orën 16:00. Disa muaj më parë autori grek me disa arabë pushtoi forcërisht gjithë katin ku ishte ky dhe nuk e realizoi vrasjen, pra pagesa ka qenë e madhe”, tha gazetari Ferdinand Dervishi.