Thumb për ortakun? Behgjet Pacolli: Kush më ka tradhtuar, ka dështuar dhe është ndëshkuar

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka reaguar sërish në rrjetet sociale, teksa duket se thumbon otakun e tij Valon Ademi, me të cilin kohët e fundit ka pasur përplasje në lidhje me aksionet në aeroportin e Vlorës.

Pacolli shkruan se “Tradhtia, pabesia, mosmirënjohja, gënjeshtra, shpifja, gjuha, ndikojnë negativisht në kualitetin e jetës dhe ato e rëndojnë shpirtin e atij që e bart”.

Ndërsa biznesmeni vijon më tej se në përvojën e tij, kush e ka tradhtuar, ka dështuar. Ndërsa thekson më tej se “njerëzit e mirë shpërblehen dhe të këqijtë ndëshkohen nga jeta”.

“Tradhtia, pabesia, mosmirënjohja, gënjeshtra, shpifja, gjuha e ndyrë etj., ndikojnë negativisht në kualitetin e jetës dhe ato e rëndojnë shpirtin e atij që i bart dhe i kthehen gjithmonë si bumerang.

Në përvojën time, njerëzit që më kanë braktisur me dashakeqësi kanë tentuar të më lëndojnë ose më kanë tradhtuar në jetë, kanë dështuar çuditërisht. Unë besoj se njerëzit e mirë shpërblehen dhe të këqijtë ndëshkohen nga jeta. Herët apo vonë”, shkruan Pacolli në postimin e tij në Facebook.

Behgjet Pacolli, pronar i “Mabco Construction S.A.” nisi një përplasje në gjykata me ortakun e tij Valon Ademi pronar i 2A Grop dhe shkak ishte ndarja e aksioneve për aeroportin e Vlorës.

Valon Ademi përfaqësues i kompanisë 2A Group, fillimisht ka pasur 2% të aksioneve në Aeroportin e Vlorës. Ndërkohë pas tërheqjes së turqëve, Yda , të cilët i shitën aksionet e tyre për 4200 euro, Ademi ka pretenduar se mes tij dhe Pacollit u firmos një kontratë ku atij i kaluan 47% të aksioneve.

2A Group e Ademit kërkoi të njihet si 47% aksioner duke pasur në dorë kontratën por edhe gjithë dokumentet e investimit gjatë këtyre dy viteve, ndërsa Mabco e Pacollit refuzon dhe ka marrë një vendim si aksioner kryesor që të mos lejohet ndryshimi i aksioneve.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT