Tregtonte droga të forta dhe përplasi makinën e policisë në përpjekje për t’u larguar/ Arrestohet 45-vjeçari në Durrës

Policia e Durrësit ka arrestuar një 45-vjeçar, i identifikuar si Julian Ismailaj. Ai akuzohet se tregtonte lëndë narkotike. I arrestuari, gjatë tentativës për t’u larguar, përplasi me automjetin që drejtonte në efektin e lëndëve narkotike, automjetin e Policisë që i ishte vënë në ndjekje. 

Nga kontrolli në automjet u gjet heroine, kokainë dhe 1 elektroshok. 

Gjithashtu u shpallën në kërkim edhe dy bashkëpunëtorë të të arrestuarit, ku njëri prej tyre i kishte dhënë 45-vjeçarit, automjetin me qira. 

Po ashtu, procedohet penalisht edhe një person tjetër, i cili dyshohet se për motive të dobëta, kanosi një person me pistoletë lodër. 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT