Trump “ndryshon mendje” për udhëheqësin e Kolumbisë e bën deklaratën e fortë për Venezuelën: Mbikqyrja jonë aty mund të zgjasë me vite

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mund të mbikqyrin Venezuelën për vite me radhë. Kështu është shprehur presidenti Donald Trump në një inytervstë për New York Times.

“Vetëm koha do të tregojë se sa gjatë Shtetet e Bashkuara do të mbikëqyrin Venezuelën”, tha Trump. Në momentin që u opyet nëse kjo periudhë do të ishte për 3, 6 muaj 1 vit apo më gjatë presidenti u shpreh:  “Do të thoja shumë më gjatë”.

Ai ka shpreshur se SHBA do e rindërtojë Venezuelën. “Ne do të përdorim naftë dhe do të marrim naftë. Do t’i ulim çmimet e naftës dhe do t’i japim para Venezuelës, të cilat i nevojiten me dëshpërim.”, theksoi presidenti.

Por ai ka “ndryshuar mendje” sa u përket  “kërcënimeve të bvëra më parë, në lidhje me veprim ushtaraka të cilat i paralajmëroi për Kolumbinë. Trump ftoi udhëheqësin e majtë të Kolumbisë, të cilin më parë e kishte quajtur një “njeri të sëmurë”, të vizitonte Uashingtonin.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT