Tumori në kraharor po i rrezikon jetën, Franci 25-vjeçar ka nevojë urgjente për ndihmën e shqiptarëve

Një 25-vjeçar i identifikuar si Franci Gegolli po lufton me një sëmundje të rëndë dhe i nevojitet ndihma e shqiptarëve.

Franci, është diagnostikuar me një tumor malign në zonën torakale (kraharor), specifikisht një lezion paravertebral në nivelin T10-T11, i cili ka aspektin e një schëannoma ose leiomyosarcoma (sipas biopsisë dhe raporteve mjekësore).

Kjo sëmundje i është shfaqur të riut që në dhjetor 2024 me dhimbje të forta në formë brezi në anën e majtë të toraksit, duke u trajtuar fillimisht gabimisht si probleme renale (kalkuloza renale) dhe pneumoni.

Sipas familjarëve, Franci ka nevojë urgjente për ndihmë financiare për të mbuluar shpenzimet e trajtimeve të mëtejshme, duke përfshirë operacione të mundshme shtesë, kimioterapi, radioterapi, medikamente (si paracetamol 500 mg), ekzaminime të avancuara (MRI, biopsi të reja) dhe ndoshta trajtim jashtë vendit për shkak të natyrës komplekse të sëmundjes.

Familja ka hapur një GoFundme, dhe synimi është për të kapur $30,000, në mënyrë që të kujdesen dhe për të ndihmuar Franci-n të kthehet në jetën normale.

Linku i GoFundme

Back to top button
LAJMET E FUNDIT