U bë viktima e parë e motit të keq në Shqipëri, familjarët e Astrit Hysenajt kërkojnë drejtësi: Ishte duke pastruar kanalin

Familjarët e Astrit Hysenajt, i cili u bë viktima e parë e motit të keq që ka përfshirë Shqipërinë ditët e fundit, kanë kërkuar drejtësi.
Hysenaj ishte punonjës i mirëmbajtjes së rrugëve, që humbi jetën dy ditë më parë pasi e mori rrjedha e ujit.
Familjarët e tij, Idajet dhe Osman Hysenaj, familjarë të viktimës nga fshati Arapaj, deklaruan se ai humbi jetën në krye të detyrës.
“Astriti ra në krye të detyrës. Ishte duke pastruar në autostradë, pranë kanalit kur e ka rrëmbyer rrjedha e ujit. Kërkojmë të njihet që vdiq në krye të detyrës. Na faktoni nëse kur e mori rrjedha nuk ishte në punë. Ne e kërkuam, por s’e gjetëm.”, tha familjari i Hysenajt për mediat.