U braktis nga shoku në mjetin e rënë në përrua, flet vëllai i 30-vjeçarit: Dua ta gjej që ta di ku do të prehet

Përpjekjet për gjetjen e trupit të pajetë të 30-vjeçarit Jurgen Karaj vijojnë edhe pas 20 ditësh kërkimesh intensive.

Këtë të enjte, në një lidhje të drejtpërdrejtë për emisionin “Shqipëria Live”, ka folur vëllai i viktimës, i cili ka shprehur dhimbjen, ku ka kërkuar ndihmë për gjetjen e trupit të të ndjerit.

“Dua ta gjej, ta di ku është. Të kem një vend ku t’i vendos një lule”, u shpreh ai i prekur.

Më tej, vëllai i 30-vjeçarit theksoi se kërkimet po vijojnë prej 20 ditësh pa rezultat: “Kemi 20 ditë që kërkojmë trupin. Dua ta gjej, ta di ku është. Ku tua vendos një lule, ta di se ku do të prehet. Autoritetet kanë kërkuar për ta gjetur, por asnjë shenjë deri tani. Kemi kërkuar deri në liqenin e Ulzës. Në vendngjarje përveç meje, ndodhen FSK, policia dhe bashkia.”

Kujtojmë se 30-vjeçari dyshohet se është marrë nga rrjedha e përroit në fshatin Dars dhe më pas është përfunduar në lumin Mat.

Ai ndodhej në automjet si pasagjer, me drejtues mjeti 24-vjeçarin Andi Losha, kur automjeti humbi kontrollin dhe ra në përrua. Shoferi arriti të dalë nga makina dhe të mbijetojë, ndërsa për Jurgen Karajn ende nuk ka asnjë gjurmë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT