U tha se ishte në kërkim, ja si qëndron e vërteta e biznesmenit të “Megatek”, Dionis Teqja

Biznesmeni dhe pronari i qendrës tregtare “Megatek”, Dionis Teqja nuk është shpallur në kërkim nga autoritetet, por lajmi i raportuar në ditët e fundit të 2025, lidhet me një njoftim publik të bërë nga Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë.

Ai është në një proces gjyqësor me disa aksionerë të tjerë dhe mosparaqitja në seancë dhe pamundësia e njoftimit me postë, e kanë detyruar Gjykatën e Tiranës të bëjë shpallje publike.

Pra, biznesmeni pronar i disa kompanive të rëndësishme në vendin tonë, një prej tyre dhe Megatek, nuk është shpallur në kërkim nga autoritetet, por Gjykata e Tiranës ka vendosur të afishojë thirrjen e tij për gjyq, në Njësinë nr. 5, ku ai jeton.

“Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Rrethi Tiranë, është duke u zhvilluar gjykimi i çështjes civile me nr. 1234, datë 10.12.2025, akti që i përket:

Paditës: Thanas Hyseni

Të paditur: Ferdinand Haxhiaj, Dionis Teqja, shoqëria ‘RADMAIL’ sh.p.k., shoqëria T.N.T Express Albania sh.p.k.

Palë e tretë: Qendra Kombëtare e Biznesit

Objekti: Pavlefshmëri vendimi asambleje + sigurim padie

Gjykata ka vendosur që, në bazë të nenit 133 të K.Pr.Civile, njoftimi i palës së paditur Dionis Teqja të bëhet me anë të shpalljes publike. Një kopje e kësaj shpalljeje të afishohet në Njësinë nr. 5, Tiranë”, thuhej në njoftimin e Gjykatës së Tiranës.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT