“Vdekje Amerikës dhe Izraelit!” Irani u “kundërpërgjigjet” protestave masive, nisin marshimet pro-regjimit

Teksa vendi është në kaos për shkak të protestave, Irani bëri thirrje më herët për demonstrata pro-regjimit, duke i kërkuar qytetarëve që të dilnin në rrugë.
Mediat e huaja raportojnë se, kjo thirrje erdhi pasi protestat popullore prej disa ditësh kishin sfiduar sundimin e Udhëheqësit Suprem 86-vjeçar, Ajatollah Ali Khamenei.
Sipas agjensisë shtetërore të lajmeve Fars, marshimet pro regjimit po mbahen “për të dënuar veprimet e fundit të protestuesve dhe terroristëve në vrasjen e civilëve dhe personelit të sigurisë”.
Demostruesit pro regjimit mbajnë në duar pankarta, dhe thërrasin “vdekje Amerikës dhe Izraelit”
Demonstrata u mbajtën edhe në qytete të tjera veç Teheranit, si Kerman, Zahedan dhe Birjand.