VIDEO/ Berisha brohoriste “fundin” e Edi Ramës, Ilir Vrenozi nuk i ndal kritikat ndaj “idhullit” të tij: Kështu do e rrëzojmë, duke bërë muhabet?

Opozita mbrëmjen e djeshme, mbajti protestën e radhës kombëtare, por duket se edhe vetë demokratët janë të zhgënjyer atmosfera e tubimit.
Një ndër ta, duket se është edhe demokrati i famshëm Ilir Vrenozi, i cili gjatë kohës që Sali Berisha mbante fjalimin në podium, deklaron se nuk ka revoltë.
Sipas Vrenozit, njerëzit janë ndarë në grupime dhe bëjnë muhabet, teksa nuk ka revoltë për rrëzimin e qeverisë.
“Janë ndarë tufa-tufa dhe po bëjnë muhabet? Kështu do ta rrëzojmë Ramën ne? Me këtë revoltë? Muhabet bëjnë njerëzit, tufa-tufa”, thotë Vrenozi në videon e publikuar në rrjetet sociale.