VIDEO/Gjergj Luca përshëndet vendimin e SHBA-së: Asistenca sociale po shkatërron Shqipërinë

Biznesmeni Gjergj Luca ka reaguar publikisht pas vendimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për pezullimin e vizave, ku përfshihen edhe shtetas shqiptarë.
Në një video-mesazh të publikuar në rrjetet sociale, Luca e ka përshëndetur këtë vendim, duke e cilësuar atë si të drejtë dhe të nevojshëm.
Ai ka deklaruar se një pjesë e personave që përfitojnë asistencë sociale, pavarësisht se janë në gjendje të rregullt shëndetësore dhe të aftë për punë, sipas tij janë mashtrues.
Sipas biznesmenit, asistenca sociale, në formën siç zbatohet aktualisht, përbën një nga problemet kryesore të shoqërisë shqiptare dhe kontribuon në shkatërrimin e vendit, duke nxitur dembelizmin dhe varësinë nga shteti, në vend të punës dhe prodhimit.