VIDEO/”Më ndëshkuan se nënshkrova peticionin, u lirova nga puna me një email”, nëndrejtori i Kadastrës së Vlorës shkarkohet nga detyra

Pas vendimit për transferimin e Kadastrës së Vlorës në Tiranë, punonjësit e institucionit kanë pezulluar punën e tyre dhe kanë protestuar në shenjë revolte për vendimin e marrë  që sipas tyre është i padrejtë.

Në mbështetje të tyre ka dalë dhe nëndrejtori i Kadastrës, Sokol Shehaj, i cili në një prononcim për mediat ka deklaruar se është shkarkuar nga detyra që ai mbante, për shkak se ai iu bashkua punonjësve të tjerë.

Gjithashtu Sokol Shehaj argumenton se zgjodhi që së bashku me punonjësit e tjerë të nënshkruante peticionin për moszhvendosjen e Kadastrës nga Vlora në drejtim të Tiranës, pasi sipas tyre kjo nuk është e drejtë.

“U bashkova punonjësve dhe nisur dhe nga eksperienca ime e mëparsme thuhet se drejtoria vendore ka qenë gjithmonë në qytetin që duhej të ishte, në Vlorë edhenë tiranë aty ku janë pronat, nuk mund të lëvizin në qytete të tjera. Kjo ishte arsyeja se mbështeta të gjithë punonjësit” shprehet Shehaj.

Punonjësit, në shenjë reagimi, kanë kërkuar ndërhyrje dhe mbështetje nga përfaqësuesit e zgjedhur, ndërsa kanë vendosur të pezullojnë përkohësisht punën, deri në sqarimin e situatës dhe marrjen e një zgjidhje të drejtë.

Menjëherë pas prononcimit për mediat shqiptare, Shehaj është pritur me duartrokitje nga punonjësit e Kadastrës.

Reagimi i Sokol Shehaj: Ka ardhur një email për lirimin tim nga detyra,si mkasë ndëshkuese për nënshkrimin e peticionit. Unë e nënshkrova peticionin, u bashkova punonjësve dhe nisur dhe nga eksperienca ime e mëparshme thuhet se drejtoria vendore ka qenë gjithmonë në qytetin që duhej të ishte, në Vlorë edhenë tiranë aty ku janë pronat, nuk mund të lëvizin në qytete të tjera. Kjo ishte arsyeja se mbështeta të gjithë punonjësit, dhe për arsye familjare të tyre.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT