VIDEO/ Të zhytur nën ujë, policët orientojnë qarkullimin rrugor

Reshjet e dendura të shiut kanë sjellë përmbytje të konsiderueshme në disa segmente rrugore, duke vështirësuar ndjeshëm qarkullimin e automjeteve.

Megjithatë, pavarësisht kushteve të vështira, efektivët e Policisë Rrugore kanë qenë në terren për të garantuar rendin dhe sigurinë.

Në pamjet e siguruara nga Gazeta TemA shihet punonjësit e policise, me ujin që i arrin pothuajse deri në gjunjë, teksa monitoron dhe orienton qarkullimin e mjeteve në një zonë të përmbytur nën një mbikalim.

Ata u bëjnë shenjë drejtuesve të automjeteve të lëvizin me kujdes, duke shmangur rrezikun e bllokimeve apo aksidenteve. (TemA)

Back to top button
LAJMET E FUNDIT