Vlora në “shtetrrethim”, Rama mbërrin në vilën qeveritare! Në bregdet e pret vajza e presidentit të SHBA, Ivanka Trump

Kryeministri Edi Rama ka udhëtuar drejt Vlorës mbrëmjen e sotme për në vilën qeveritare. Në qytetin bregdetar ka mbërritur dje vajza e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Ivanka Trump.

Burime për mediat kanë bërë me dije se Rama do të takohet me Trump në Vlorë si dhe me skuadrën e arkitektëve ndërkombëtarë që kanë shoqëruar çiftin sot përgjatë destinacioneve të ndryshme që kanë vizituar.

Bëhet fjalë për interesin që çifti kanë për të investruar në Shqipëri. Një prej projekteve tashmë të ditura është kompleksi në Ishullin e Sazanit, ndërsa pjesë e programit të Ivanka Trump sot ka qenë dhe vizita në Zvërnec dhe Akërni, zona me potencial të lartë për investime turistike.

Edhe bisedimet e kryeministrit Rama me Ivanka Trump do të përqëndrohen rreth fushës së biznesit. Takimi do të zhvillohet jashtë vëmendjes së kamerave ndërsa masat e sigurisë janë shtruar në kryeqytet që prej mbrëmjes së djeshme.

Vetë Ivanka Trump ka qenë e shoqëruar ditën e sotme me masa të rrepta sigurie, ndërsa nuk i kanë shpëtuar kamerave mediatike.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT