Vrasja në qelitë e burgut e Jani Aliajt, Klodiana Lala: Autoritetet greke dhe ato shqiptare të bashkëpunojnë për të gjetur porositësit

Gazetarja Klodiana Lala, ka komentuar vrasjen në burgun e Koridhalos, të shumëkërkuarit Jani Aliaj, i cili ishte i dënuar me burgim të përjetshëm.
Lala tha se autoritetet shqiptare duhet të bashkëpunojnë me ato greke për vrasjen e Jani Aliajt, edhe pse ishte dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Elton Çiços.
Më pas gazetarja tha se hetimmet duhet të shtrihen që të zbulohet se kush janë grupimet kriminale që porositën vrasjen, a kanë përgjegjësi autoritetet greke që nuk garantuan jetën brenda burgut.
“Autoritetet shqiptare duhet të bashkëpunojnë me ato greke për vrasjen e Jani Aliajt, edhe pse ishte dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Elton Çiços, kush janë grupimet kriminale që porositën vrasjen, a kanë përgjegjësi autoritetet greke që nuk garantuan jetën brenda burgut.
Kjo duhet të shqetësojë autoritetet shqiptare. Vrasja ndodhi në 2016, janë nga zona e Tepelenës dhe Jani Aliaj dhe Elton Çiço ku dyshohet se është ndihmuar nga djali i Hysni Milloshit, Renato Milloshi. Para 2 muajsh u tentua të vritej nga një i burgosur, me një thikë të improvizuar. Është vrarë në sektorin numër 3. Në media u raportua se ishte transferuar në burgun e grave, për t’i shpëtuar ekzekutimit në burg.
Janë personazhe të dënuar me burgim të përjetshëm, marrin kontrata të vdekjes, marrin porosi dhe vrasin shtetas të kombësive të tjera në burgun e sigurisë së lartë. Këtu duhet të ketë përgjegjësi autoritetet shqiptare. Mediat ngrejnë dyshime për implikim. Kush e urdhëroi vrasjen, në Greqi apo në Shqipëri”, tha Lala.