“Wizz Air” i braktisi në aeroport, 350 pasagjerët e bllokuar në Brindisi do të nisen me traget për në Shqipëri! VIDEO: Udhëtarët humbin ndjenjat, të moshuar e fëmijë flenë përtokë

Pasagjerët që mbetën të bllokuar mbrëmjen e djeshme në aeroportin e Brindisit, pasi po përgatiteshin të fluturonin drejt Shqipërisë, do të mbërrijnë më vonë gjatë ditës së sotme me traget në një nga portet e vendit.

Bëhet fjalë për 350 pasagjerë, të cilët do udhëtonin nga Bergamo dhe Bolonja drejt Aeroportit të Rinasit, por u braktisën nga kompania “Wizz Air”. Fluturimet u anuluan, por askush nuk u kujdes për pasagjerët dhe ata u detyruan të flinin në tokë.

Politikani socialist Taulant Balla thotë se problemi i tyre është zgjidhur dhe është organizuar transportimi me autobus nga aeroporti i Brindisit në Port. dhe më pas drejt Shqipërisë. Ai kërkon nga kompania “Wizz Air” që të respektojë të Drejtat e Pasagjerit.

Ndërkohë, pamjet e publikuara në rrjetet sociale janë të shumta dhe tregojnë momentet e vështira për pasagjerët, të cilët pasi kanë qëndruar me orë të tëra në pritje, janë futur në avion, dhe pas një pritje tjetër, janë detyruar të zbresin sërish.

Ekuipazhi i ka njoftuar se fluturimet ishin anuluar dhe ata do të niseshin drejt Aeroportit të Rinasit në një moment të dytë, por disa nga pasagjerët kanë humbur ndjenjat. Të tjerët kanë fjetur përtokë, siç e tregojnë dhe pamjet nga emisioni “STOP”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT