Zyrtari socialist e thotë hapur: PS do qëndrojë deri në 2050 në pushtet

Anëtari i Këshillit Bashkiak i Partisë Socialiste në Bashkinë e Tiranës, Alfred Muharremi, ka thumbuar keq opozitën dhe Partinë Demokratike.
I ftuar në një studio televizive, Muharremi tha se PS do të qëndroë deri në vitin 2050 në pushtet.
Ndërsa më tej ai tha se vendin i duhet një opozitë konstruktive.
“Nëse do vazhdohet ky konflikt parlamentar, ne jo vetëm do jemi në 2030-ën, por deri edhe në 2050-ën do na kesh sepse jemi e vetmja forcë që kemi treguar që dimë ta çojmë, por në rast se do të kemi dhe një opozitë konstruktive dhe të jetë në luftë me ne që edhe ne mos të gabojmë, mos të rrëshkasim”, tha Muharremi.