Aksident horror në Itali! Makina që po udhëtonte u përplas me kamionin e plehrave, i riu shqiptar humb jetën pasi digjet nga flakët (EMRI+FOTO)

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Porrettana në Bolonja, ku një i ri shqiptar ka humbur jetën, pasi makina që po udhëtonte ai, është përplasur me një kamion plehrash.

Bëhet fjalë për 32-vjeçarin Leonard Fjora, i cili drejtonte një makinë “Volkswagen” në momentin që u përplas kokë më kokë me kamionin.

Aksident horror në Itali! Makina që po udhëtonte u përplas

Leonard Fjora

Përplasja ishte e fortë, teksa makina e shqiptar është përfshirë nga flakët dhe më pas është shkrumbuar.

Edhe pse forcat e zjarrfikësve shkuan me shpejtësi në vendngjarje, ai nuk mund të shpëtohej, teksa trupi i tij u karbonizua, shkruajnë mediat italiane.

Aksident horror në Itali! Makina që po udhëtonte u përplas

Makina e djegur e shqiptarit

Po ashtu bëhet me dije se një nga shkaqet e aksidentit është përcaktuar moti i keq dhe akulli në rrugë.

Shoferi i kamionit që u përfshi në aksidentin fatal, nuk ka pasur dëmtime, por është dërguar në spital, për shkak të gjendjes së shokut që ka pësuar.

Aksident horror në Itali! Makina që po udhëtonte u përplas

Makina e karbonizuar

Ndërsa po ashtu, raportohet se policia italiane është në vendngjarje dhe po heton shkaqet e plota të aksidentit që i mori jetën të riut shqiptar.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT