“Asnjë keqardhje për ata që bëjnë sikur janë me ne”, Berisha “thumbon” Salianjin, ish-deputeti ia kthen me mesazhin për demokratët: S’duam PD qaramane

Pas takimit të ish-deputetit Ervin Salianji me demokratët në qytetin e Fierit, reagimi nga kryetari i Partisë Demokratike, ish-kryeministri Sali Berisha nuk ka vonuar. Gjatë një takimi në Tiranë, Berisha lëshoi akuza të forta ndaj atyre që, sipas tij vetëm formalisht qëndrojnë pranë Partisë Demokratike, por në realitet bashkëpunojnë me kryeministrin Edi Rama.

“Asnjë keqardhje për ata që bëjnë sikur janë me ne dhe në fakt punojnë për Edi Ramën. Nuk na duhen. Nuk kemi lidhje me ta”, u shpreh Berisha, duke theksuar se Partia Demokratike do të ripërtërihet me njerëz të moralshëm dhe të përkushtuar.

Këto deklarata u interpretuan si një sulm i drejtpërdrejtë ndaj ish-deputetit demokrat Ervin Salianji, i cili reagoi menjëherë përmes rrjeteve sociale. Salianji publikoi një video nga takimi i zhvilluar një ditë më parë me strukturat dhe mbështetësit demokratë në Fier, ku përcolli mesazhe të qarta për të ardhmen e Partisë Demokratike.

Sipas Salianjit, demokratët dhe qytetarët shqiptarë kanë nevojë për një forcë politike të besueshme dhe fituese, jo për një parti që justifikohet dhe viktimizohet pas çdo humbjeje elektorale.

“Anëtarët e përcaktojnë lidershipin. Vota e përcakton lidershipin. Angazhimi dhe kontributi e përcakton lidershipin. Ne duam një PD fituese, të besueshme për qytetarët dhe që të mos jetë qaramane sa herë humb zgjedhjet”, deklaroi Salianji gjatë takimit me demokratët në Fier.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT