Biznesmenë, doganierë e zyrtarë të lartë, kontejnerët e Kurum i “hanë kokën” 33 personave, mes të arrestuarve pronarja e “Sokolaj” dhe administratorët turq (EMRAT)

Prokuroria e Durrësit ka lëshuar sot 33 masa sigurie ndaj personave të dyshuar për përfshirje në skandalin e mbetjeve të rrezikshme që lidhet me kompaninë “Kurum”. Nga këto, 26 janë masa “arrest me burg” dhe 7 masa “arrest shtëpie”.
Mes personave për të cilët janë firmosur këto masa janë drejtues dhe specialistë të kompanisë turke “Kurum International” dhe kompanisë shqiptare “Sokolaj”, si dhe zyrtarë të institucioneve përgjegjëse për mjedisin dhe doganat.
Në arrest me burg janë lënë Erdal Demir, administrator i “Kurum International”, dhe Yusuf Sezai Kurum, administrator me prokurë i së njëjtës kompanie. Nga kompania shqiptare “Sokolaj”, janë vendosur në arrest me burg Gjovana Sokolaj, pronare e kompanisë, Doni Sokolaj, administrator i kompanisë D.o.o Minerals, dhe Olizana Pemati, ish-administratore.
Mes të arrestuarve janë edhe aksionerë dhe administratorë të kompanive të tjera që lidhen me tregtinë e mbetjeve.
Hetimi ka përfshirë edhe zyrtarë të doganave dhe institucioneve të mjedisit. Julian Kapedani, Indrit Likaj, Helidon Lila, Edmond Voda dhe Shkëlqim Jakupi, të gjithë pjesë e Degës së Doganës Durrës, janë në arrest me burg. Masë sigurie është lëshuar edhe për ish-drejtoreshën e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, Arta Dollanin e cila është lënë me “arrest shtëpie”.
Skandali lidhet me 102 kontejnerë që përmbanin rreth 210 ton mbetje të rrezikshme me destinacion Tajlandën, të cilët u rikthyen në nëntor 2024 në Shqipëri pas sinjalizimit nga organizata “Basel Action Network”.
Hetimet zbuluan se kontejnerët u ngarkuan në portin e Durrësit në fillim të korrikut 2024 dhe se kjo nuk ishte dërgesa e parë me mbetje të dyshuara, pasi një ngarkesë e ngjashme ishte bllokuar më herët nga doganat kineze.
EMRAT:
Erdal Demir Administratori i “Kurum International” në arrest me burg
Yusuf Sezai Administrator me prokurë i “Kurum” në arrest me burg
Gjovana Sokolaj Pronare e kompanisë “Sokolaj” në arrest me burg
Doni Sokolaj Administrator i kompanisë D.o.o Minerals në arrest me burg
Olizana Pemati Ish- administratore e kompanisë “Sokolaj” në arrest me burg
Mujo Ilazaj Drejtori i Transportit në kompaninë “Kurum” në arrest me burg
Rami Bunga Specialist pranë zyrës së mjedisit në “Kurum” në arrest me burg
Harun Sarica Drejtori i prodhimit të çelikut në “Kurum” në arrest me burg
Arif Shkalla Drejtues në kompaninë “Kurum” në arrest me burg
Shaban Hyseni Drejtor i departamentit te shitjeve në “Kurum” në arrest me burg
Mirjeta Zotaj Kontabiliste e kompanisë “Sokolaj” në arrest shtëpiak
Mikail Hila Aksioner i agjencisë doganore “Joti Spedition” në arrest me burg
Mbarime Koroci Aksionere e kompanisë “Alliance Resource” në arrest me burg
Nazif Bajrami Pronar i kompanisë “Bajrami N” në arrest me burg
Andon Prifti Administrator i kompanisë “Bajrami N” në arrest me burg
Petrit Qosja Person fizik në tregtinë e mbetjeve në arrest me burg
Julian Kapedani Dega e Doganës Durrës në arrest me burg
Indrit Likaj Dega e Doganës Durrës në arrest me burg
Helidon Lila Dega e Doganës Durrës në arrest me burg
Edmond Voda Dega e Doganës Durrës në arrest me burg
Shkëlqim Jakupi Dega e Doganës Durrës në arrest me burg
Florian Çimo Administrator i kompanisë koncesionare EMS APO në arrest me burg
Gazmend Sina Punonjës i kompanisë koncesionare EMS APO në arrest me burg
Ingo Hesse, administrator i kompanisë EMS APO në arrest me burg
Dritan Seferaj Drejtoria e Inspektim- Kontrollit, AKM në arrest me burg
Xhulio Golgota Inspektor i Autoritetit Portual Durrës, arrest me burg
Kledina Skendo Sektori i monitorimit të lejeve mjedisore, AKM në arrest shtëpiak
B.T arrest shtëpiak
Evis Mellonashi Sektori i lejeve mjedisore, AKM në arrest shtëpiak
Kejdi Ahmetaj Drejtoria e Inspektimit, AKM në arrest me burg
Iva Musa Inspektore e Autoritetit Portual Durrës, arrest shtëpiak
Marjeta Përlala Drejtoresha aktuale e AKM në arrest shtëpiak
Arta Dollani Ish- drejtoresha e Përgjithshme e AKM në arrest shtëpiak