Bojkoti i komisioneve, Lapaj kritikon Berishën: PD duhet të luftojë brenda dhe jashtë institucioneve

Kreu i partisë “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ishte i ftuar në emisionin “5 Pyetjet nga Babaramo”, ku kritikoi aksionin politik të Sali Berishës për bojkotimin e Komisionit për Reformën Territoriale.

Lapaj u shpreh se PD-ja nuk duhet të dalë nga institucionet, duke theksuar se beteja me kundërshtarin nuk fitohet duke i braktisur ato.

Ai shtoi gjithashtu se opozita duhet ta zhvillojë betejën e saj si brenda institucioneve, ashtu edhe në sheshin para Kryeministrisë, përmes protestave.

“Unë mendoj që gabimi më i madh është që kur ka dalë që herën e parë. Nuk mund të dilet nga institucionet. Duhet luftuar në çdo front dhe duhet luftuar për të mos lejuar që institucionet të mos delegjitimohen. Në 2019 dolën këta nga zgjedhjet bashkiake, i bënë zgjedhjet vetëm ata, morën bashkitë, morën 20 mijë vende pune, reformën territoriale e bënë vetë.

Kur ti e ndan mendjen që do luftosh politikisht me kundërshtarin, nuk luftohet duke i dhënë atij çdo mekanizëm juridik në tavolinë. Luftohet duke qëndruar fortë aty dhe nga ana tjetër duke e rrethuar dhe duke e luftuar në shesh”, u shpreh Adriatik Lapaj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT