Ceremonia e veçantë në Graz të Austrisë, Lasgush Poradeci nderohet në qytetin ku studioi elita shqiptare e shekullit të XX

Një pllakë përkujtimore është vendosur në shtëpinë ku ka banuar poeti ynë i madh Lasgush Poradeci, gjatë viteve të studimit në universitetin e Graz-it në Austri. Ceremonia është organizuar me iniciativë të Ambasadorit tonë në Vjenë, Fate Velaj, dhe me mbështetjen e kryetares së Bashkisë, zonjës Elke Kahr.

Në Klosterwiesgasse 74 Graz, ku ndodhet ky objekt historik, ishin të pranishëm zonja Elke Kahr, kryetare e Bashkisë së Graz-it, Ilir Xhakolli, kryetar i Bashkisë së Pogradecit dhe Fate Velaj, Ambasador i Shqipërisë në Vjenë.

Gjithashtu, në Steierische Landesbibliothek, Kalchberggasse 2, kishte edhe shumë pjesëtarë të komunitetit shqiptar me banim në Graz, si dhe një grup qytetarësh që kishin shkuar enkas nga Pogradeci.

Zonja Elke Kahr i përshëndeti të pranishmit duke ju referuar lidhjeve historike të cilat janë vendosur nga prania e hershme e studentëve shqiptarë në Universitetin e Graz-it. Ajo tha se lidhjet dhe bashkëpunimi është duke u thelluar falë vullnetit të përbashkët.

Kurse ambasadori Fate Velaj falenderoi Bashkinë e Graz-it dhe zonjën Elke Kahr për nderimin që i bëhet Lasgush Poradecit, këtij personaliteti të kulturës dhe letërsisë kombëtare shqiptare.

Ceremonia e veçantë në Graz të Austrisë, Lasgush

Pllaka perkujtimore per Lasgush Poradecin ne Graz, Austri

Për Kryetarin e Bashkisë së Pogradecit, zotin Ilir Xhakolli, nisma e Ambasadës së Shqipërisë në Vjenë dhe mbështetja e Bashkisë për vendosjen e kësaj pllake simbolike, janë dëshmi e një vlerësimi që ndikon në forcimin e miqësisë tradicionale midis Austrisë dhe Shqipërisë qysh nga periudha e pavarësisë, por edhe me rëndësi aktuale për forcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe kulturor mes dy vendeve.

Profsori shqiptar me banim në Graz, Nuri Mehmeti tha për Newsbomb se ndihet krenar për vendosjen në këtë shtëpi të një mesazhi historik që dëshmon se qyteti nuk është vetëm vendi ku studioi liriku ynë i madh Lasgush Poradeci, por është “atdheu” i kulturës, humanizmit, modernizmit dhe akademizmit shqiptar, sepse në universitetin e këtij qyteti ka studiuar ajka e elitës më të shquar shqiptare të100 viteve të fundit.

Familjet e Graz-it lëshonin dhoma me qira për studentët që vinin nga Shqipëria dhe njoftimi botohej në gazetën e qytetit. Sidomos në dekadat e para të shekullit XX, thotë zoti Nuri Mehmeti, Graz-i ishte një nga qendrat më të rëndësishme të formimit universitar për elitën shqiptare të kohës.

Ky qytet universitar u kthye në një hapësirë ku u elita shqiptare përvetësoi metodat shkencore perëndimore në gjuhësi, histori, mjekësi dhe mendim shoqëror.

Ceremonia e veçantë në Graz të Austrisë, Lasgush

Ambasadori Fate Velaj me disa nga te pranishmit

Disa prej personaliteteve shqiptare të dekadave të para të shek. XX që kanë ndjekur studime universitare të plota ose të pjesshme në Universitetin e Graz-it janë: Eqrem Çabej, Aleksandër Xhuvani, Lasgush Poradeci, Kostaq Cipo, Mustafa Merlika Kruja, Lef Nosi, Rexhep Mitrovica, Isuf Luzaj, Branko Merxhani, Dr. Vasil Laboviti, Dr. Mihal Turtulli, Dr. Refat Guraziu, Pandeli Evangjeli, Kolë Tromara, Spiridon Ilo, etj.

Janë emra shumë të njohur historiķisht si albanologë, gjuhëtarë, shkrimtarë, poetë, mjekë të brezit të viteve 1900–1930 që kanë shërbyer në Shqipëri, Kosovë e diasporë, që janë bërë nga figurat më të shquara kombëtare gjatë shekullit të kaluar.

Veprimtaria që pasoi ceremoninë e vendosjes së pllakës në shtëpinë ku jetoi Poradeci në Graz, ishte promovimi i romanit MOSSANGA të autorit Fate Velaj, një roman që ka bërë jehonë në rrethe krijuese, letrare dhe artistike jo vetëm në Shqipëri dhe Austri.

Pogradeci i ftuar në Austri

Në kuadër të strategjisë që Ambasadori i Shqipërisë në Austri, z. Fate Velaj, ka hartuar që në fillim të ushtrimit të detyrës së tij – “ta bëjmë sa më të dukshëm artin, kulturën dhe traditat shqiptare, si dhe të nxisim marrëdhëniet midis institucioneve vendore dhe qendrore austriake me ato shqiptare” – pas Vlorës, Gjirokastrës, Sarandës, Krujës dhe Shkodrës, kësaj here u ftua Bashkia e Pogradecit.

Bashkia e Pogradecit vendosi gurin e parë në themelin e një partneriteti strategjik me qytetin Eisenstadt, kryeqytet i Landit Burgenland në Austri. Ky partneritet është rezultat i një pune njëvjeçare të Ambasadës së Shqipërisë në Vjenë, e cila nisi me takimin e Ambasadorit Velaj me kryetarin e Bashkisë së Eisenstadt-it, z. Thomas Steiner, në mars të vitit të kaluar.

Ceremonia e veçantë në Graz të Austrisë, Lasgush

Ambasadori Fate Velaj me disa nga te pranishmit

Gjatë këtij takimi u diskutua krijimi i një pakti bashkëpunimi në fusha të ndryshme, përfshirë shkëmbimin e eksperiencave në administratë, lëvizjen urbane, mjedisin dhe projektet europiane.

______________

Procesi i vendosjes së pllakës përkujtimore për Lasgush Poradecin ishte i gjatë dhe i vështirë, duke kërkuar një punë të vazhdueshme bindëse mbi rëndësinë e saj. Pas sigurimit të mbështetjes së kryetares së Bashkisë, çështja kaloi në Këshillin Bashkiak, ku u desh një përpjekje po aq e madhe.

Më pas u sigurua miratimi i pronarit të godinës, si dhe ai i Institutit Boltzmann, i cili rishikon figurat historike dhe në fund përpiloi tekstin e pllakës përkujtimore, në gjuhën gjermane dhe angleze:

“LASGUSH PORADECI (1899–1987)

Poet. Në këtë shtëpi jetoi nga viti 1924 deri më 1934 poeti shqiptar Llazar Sotir Gusho (1899–1987), i njohur me pseudonimin Lasgush Poradeci, i cili në vitin 1933 mori doktoraturën në Romanistikë në Universitetin e Grazit. Falë dy vëllimeve poetike të botuara në vitet 1933 dhe 1937, ai konsiderohet një nga lirikët më të shquar të letërsisë shqiptare.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT