Dalin detaje të reja nga vdekja e 65-vjeçares në Belsh, u kafshua nga qeni i kunatës pasi u rrëzua në oborr

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vdekjen e 65-vjeçares Emine Agolli, e cila u kafshua nga qeni i fqinjit në fshatin Çërragë të Belshit.
Sipas burimeve për mediat, qeni ishte në pronësi të kunatës së viktimës, teksa 65-vjeçarja kishte shkuar në banesën e saj për ta takuar.
Në momentin që e moshuara ka hyrë në oborr, ajo është penguar dhe më pas është rrëzuar pranë qenit, i cili ndodhej i lidhur.
Si pasojë, qeni është trembur dhe e ka kafshuar 65-vjeçaren, duke i shkaktuar plagë të rënda. Për shkak të dëmtimeve të marra, ajo ka ndërruar jetë.