Dalin pamjet e burgut brenda të cilit kreu vetëvrasje abuzuesi seksual i fëmijëve, Jeffrey Epstein (VIDEO)

Dosja voluminoze e trafikantit amerikan Jeffrey Epstein, së fundmi është kthyer sërish në qendër të vëmendjes së mediave, për shkak të detajeve të reja që po zbulohen nga dita në ditë.

Ditën e sotme, mediat e huaja kanë publikuar një video të burgut ku dyshohet se kreu dënimin dhe vetëvrasjen Epstein.

Çështjes së Epstein i kanë kushtuar rëndësi dhe mediat shqiptare, pasi së fundmi doli në pah se në dosjen e tij janë përmendur dhe shtetas shqiptarë.

Më konkretisht bëhet fjalë për një vajzë shqiptare midis 21 dhe 22 vjeçe, siç e përshkruan agjenti i abuzuesit seksual të fëmijëve dhe përdhunuesit serial Jeffrey Epstein, e cila i kërkon këtij të fundit mendim nëse mund ta marrë në intervistë për punë apo jo.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT