Deklarata e Nokës për emërimin e Sulës, ironizon ish-deputeti i PD-së: Ka te drejtë, ata që doktori mban afër, janë zgjedhje të gabuara të tij

Ish-deputeti i PD-së Edmond Spaho, ka ironizuar deklaratat e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike Flamur Noka, pas emërimit të Dashnor Sulës, si Kryeinspektor i Përgjithshëm.

Në një postim në rrjetet sociale, Spaho ka cituar deklaratën e Nokës, teksa më pas ironizon me fjalët se ai ka të drejtë, pasi sipas tij, “ata që doktori mban afër, janë zgjedhje të gabuara të tij”.

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, ka reaguar pas emërimit të ish deputetit të PD-së Dash Sula, si kryeinspektor i përgjithshëm.

“Berisha mund të gabojë kur afron, por jo kur largon. Të gjithë ata që kishin dyshime dhe na sulmuan për gjysmagjelin, e morën përgjigjen sot me zë dhe figure”, shkruan Mul Noka.

Ka te drejte Flamuri, ata qe doktori mban afer jane zgjedhje te gabuara te tij”, shkruan Spaho.

Deklarata e Nokës për emërimin e Sulës, ironizon

Postimi i Spahos

Kujtojmë që ditën e sotme, ish-deputeti i PD-së Dashnor Sula u emërua si Kryeinspektor i Përgjithshëm.

Kjo solli reagimin e ashpër të PS-së, të cilat e akuzuan ish-deputetin si “tradhtar”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT