DEL VIDEO: Ngjarja e tmerrshme në Lezhë, momenti kur autorët e armatosur deri në “dhëmbë” qëllojnë përpara berberhanes, Sokol Daci i shpëtoi sulmit barbar

Kanë dalë në dritë pamje nga sulmi i frikshëm me kallashnikovë në fshatin Rrilë të Lezhës, drejtë berberhanes së Sokol Dacit më 1 shkurt. Në pamjet e bëra publike nga Xhungël.Al, duket se si dy autorët hapin zjarr ndaj ambientit në të cilin ndodheshin dy pjestarë të fistit Nikulaj dhe një efektiv policie.

Dy autorët Gerardo dhe Kevin Ndoka, duket se janë afruar nga dy kënde të ndryshme të biznesit dhe kanë hapur zjarr. Pavarësisht se ata kanë qënë të vetmit në vendngjarje, nuk kanë qënë të vetmit që kanë organizuar krimin pasi bashkëpunëtor i tyre ka qënë edhe Eliseo Ndoka.

Kujtojmë se atentati u organizua mbrëmjen 1 shkurtit në një berberhanë në zonën e Rrilës të qytetit të Lezhës, ku mbeti i plagosur me 4 plumba berberi Sokol Daci. Atentati i organizuar ndaj nipit të Nikulajve, 20-vjeçarit Merando, ka dështuar pasi u ngatërrua shënjestra e cila ishte i riu i sipërpërmendur, por plumbat kapën berberin. Ky i fundit momentin kur u hap zjarr ndaj biznesit të tij mendohet se ka qenë duke qethur Nikulajn.

Dyshohet se nga të shtënat me armë zjarri ka mbetur i plagosur dhe Merando Nikulaj, i cili thuhet se po merr trajtim mjekësor në një klinikë private.

Në kërkim për atentatin janë 4 persona, teksa polici shoqërues i Merando Nikulajt, është pezualluar nga detyra pasi është proceduar për shpërdorim detyre duke qënë se ka përdorur armën.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT