Dhunimi i Nallbatit, Berisha shkon tek Trauma: Goditje për motive politike! Efektivët e FNSH-së iu vërsulen si “bisha”

Kreu i PD-së Sali Berisha, i shoqëruar nga Gazment Bardhi, kanë shkuar në spitalin e Traumës, aty ku është dërguar me urgjencë deputeti demokrat Bledjon Nallbati, pasi ky i fundit pësoi dëmtime gjatë protestës së opozitës.

Teksa Nallbati po bënte skaner, Berisha ka diskutuar me disa të afërm të tij, teksa ka hedhur akuza ndaj policisë për dhunë.

Kreu i PD-së tha se goditja e Nallbatit ishte personale, pasi sipas tij, deputeti demokrat thjesht po rrinte.

Padiskutim se është goditje politike, personale, ai po rrinte. 4-5 veta shkojnë i vërsulën si bisha”, tha Berisha.

Kujtojmë që deputeti i PD-së Nallbati është goditur nga efektivët e FNSH-së dhe ndaj tij është përdorur edhe spraj në fytyrë. Menjëherë pas incidentit, ai është shoqëruar drejt Urgjencës së Spitalit të Traumës.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT